Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka postuar në “Facebook” njoftimin se ka takuar ditën e sotme, zv. drejtorin për Europën qendrore dhe jugore në DASH, Michael Margolies Konstantino.

Gjiknuri shprehet se kanë diskutuar lidhur me punën që po bëhet në kuadër të Reformës Zgjedhore dhe theksoi mbështetjen e zyrtarit amerikan.

  • foto galeri

Postimi i Damian Gjiknurit:

Pata kënaqësinë të takohesha me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore????

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb