9 fitore radhazi në Serie A. Atalanta nuk di të ndalet, me ekipin e Berat Gjimshitit që zgjohet në krye pasi “zbutën” edhe “djallin”. Bergamaskët po kalojnë një moment fantastik, ritmi i tyre është i denjë për një skuadër që këtë sezon i ka të gjithë kartat për të synuar me kohë të plotë titullin në Itali. Me kapiteni kuqezi nga minuta e parë, Atalanta kaloi Milan me rezultatin 2-1 në një ndeshje të bukur me raste për shënim.
Një ish si De Ketelaere kaloi Dean në avantazh në minutën e 12-të ku brenda në zonë, me kokë dërgoi topin në rrjetë. Milan u përgjigj në minutën e 22-të ku me një zbritje të shpejtë në sulm kaptën “mat” Atalanta, me Morata-n që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur.
Dy ekipet provuan gjithçka për gjithçka për të dalë me pikë të plota, por në fund fati i buzëqeshi Atalanta-s teksa i përhershmi Lookman me kokë në shtyllën e dytë realizoi golin e fitores për bergamaskët.
Feston Gjimshiti me shokë, me kapitenin kuqezi që qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6. Falë këtij suksesi, Atalanta merr provizorisht kreun e Serie A, plus 2 nga Napoli, dhe plus 3 nga Inter.
“Atalanta “zhyt” Milan. Komandon Atalanta”, ishin disa nga titujt kryesor në të përditshmet italiane.
(BalkanWeb)