Kjo është makina e autorëve të atentatit ndaj Ardian Çapjas. Totalisht e shkrumbuar, çka tregon se autorët kanë pasur kohë të arratisen pasi kanë qëlluar 55-vjeçarin dhe t’i vënë flakën makinës që rezultoi e vjedhur në Fushë-Krujë. Në makinë është gjetur dhe arma e krimit, një snajper prodhim finlandez, ndërsa për shkak të plasjes së fishekëve u plagos dhe një zjarrfikës që shkoi të shuante zjarrin.

Makina E Djegur
Makina E Djegur

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:10 teksa Ardian Çapja doli nga banesa e tij. Autori ishte pozicionuar në një zonë përballë vilave të Çapjas dhe qëlloi me snajper duke i shkaktuar një plagë në shpatull. 55-vjeçari ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: