“E papranueshme”, kështu e konsideroi Erik ten Hag, sjelljen e C.Ronaldo-s, i cili në përfundim të pjesës së parë, gjatë miqësores me Rayo Vallecano, vendosi të largohej nga stadiumi duke mos pritur pjesën tjetër të ekipit. Tekniku holandez nuk përdori lojëra fjalësh por lëshoi një mesazh të qartë. Jo vetëm kaq, në sfidën e parë të sezonit, atë kundër Brighton të dielën, Ten Hag i ka rezervuar stolin.

Pavarësisht se situata ka qenë dhe është e tensionuar mes palëve, trajneri i Man.United nuk bën kompromis në këtë pikë, përballë një sjellje të tillë. Mediat angleze i kanë kushtuar faqen e parë deklaratës së Ten Hag dhe të ardhmes së CR7 duke e bërë të sigurt largimin e tij nga “Old Traford”:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“It’s all gone Ron”, gjithçka po shkon keq, shkruan Mirror në faqen e parë. “Siuuu later”, shkruan Star. Të gjithë të përditshmet bashkohen në këtë pikë, mes United-Ten Hag dhe C.Ronaldo ka një krisje totale, gjithçka duket e mbyllur, por mbetet për tu parë se ku do të vijojë karrierën ylli portugez në një kohë kur ofertat për të janë të pakta. Kujtojmë që Ronaldo ka një kontratë me Man.United deri në 2023 ndërsa më herët i kërkojnë drejtuesve të klubit ta lënë të lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb