Shumë teoricienë konspirativë kanë marrë iniciativën për të gjetur medoemos jetë në planetin Mars duke analizuar çdo foto që dërgohet në Tokë nga Planeti i Kuq. Tani, një hulmtues i planetit Mars beson se ka gjetur disa prova të kapura nga sonda Rover, sipas të cilave thotë se “të gjitha janë shenja të jetës në Mars”.

Shenja më e fundit ku bazohet teoricioneët është një krijesë me katër këmbë që ngjan si “majmuni marimangë”. Kurioziteti ka “ushqyer” gjuetarët e alienëve për të studiuar më shumë rreth këtij imazhi. Një kuriozitet i tillë i ka mbajtur pezull gjuetarët e alienvë që kur u ulën për herë të parë në vitin 2012 në Mars.

Qëllimi kryesor i studimit të tyre në atë kohë ishte të përcaktonin nëse Marsi ishte mjedis i favorshëm për mikrobet. Megjithatë, në vitet e fundit, makineria e NASA-s ka vizituar disa vende në sipërfaqen e Marsit, dhe gjatë udhëtimit të tyre kanë parë plot gjëra të çuditshme.

“Zbulova një krijese aliene me 4 këmbë në Mars dhe duket si një majmun merimangë,” shkruan Scott Waring në blogun e tij UFO Sightings Daily. “Nëse i afron dritën duken qartë sytë e tij,” thotë ai.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: