Teksa Kuvendi sot u mblodh në një seancë të posaçme plenare për të kujtuar viktimat e Holokaustit, momente pikante vijnë përmes pamjeve nga ato pak minuta zhvillime.
LSA ka publikuar pamjet ku shihen deputetë që flasin me njëri-tjetrin. Mes këtyre momenteve shihet teksa deputetet e PS-së, Blerina Gjylameti dhe Petro Koçi që flasin me kolegët e tyre të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.
Ndër momentet e fiksuara nga salla është dhe biseda e Agron Shehajt me Berishën.