BRITANI E MADHE

Një gjyshe britanike do të kalojë Krishtlindjet në burg, pasi akuzohet se ka dashur të trafikojë tre emigrantë shqiptarë nga Franca në Britaninë e Madhe.

Jackie Uillis u kap me tre emigrantë shqiptarë në makinën e saj, të cilët i kishte marrë nga qyteti i Calais në Francë dhe po i kalonte përmes euro-tunelit. Uillis 53 vjeçe një menaxhere në hoteleri të Anglisë do të kalojë Krishtlindjet në burg dhe kjo e ka bërë atë mjaft të trishtuar, shkruajnë mediat në Angli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo qau në gjyq, ndërsa u dënua me 6 muaj heqje lirie. Avokati i saj deklaroi se është e trishtueshme që 53-vjeçrja të kalojë Krishtlindjet e festat e fundvitit në qeli dhe larg familjes së saj. “Ajo ka një punë të mirë, por u tundua nga disa para që mori nga trafikantë të qenieve njerëzore, 300 paund. Ajo është penduar për fajin që ka bërë”, deklaroi avokati. Familja e saj ishte në gjyq, kur gjyshja britanike mori dënimin me burg.

Uillis mund të ishte dënuar deri në 10 vjet, pasi ligji për trafik të emigrantëve parashikon një dënim të tillë, por për shkak të lehtësirave të rastit mori një dënim me vetëm 6 muaj. Gjyshja nga Britania gjendet në një burg në Lilë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb