IRLANDË

Autoritetet irlandeze kanë arrestuar një ditë më parë dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin. Mediat vendase referuar burimeve policore  bëjnë me dije se të arrestuarit konsiderohen si “kokat’ e një bande shumë të fuqishme në Irlandë. Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, në bashkëpunim  edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante. Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

Një burim i grupit hetimor në lidhje me rastin u shpreh se“operacioni i fundit kishte ne shënjestër një bande kriminale qe përfitonte shume te mëdha parash nga ky aktivitet i paligjshëm”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: