Ronaldinho pak kohë më parë njoftoi për tërheqjen zyrtare nga futbolli me një ceremoni që do të mbahet gjatë verës, ekzaktësisht pas përfundimit të Botërorit. Por nëse 38-vjeçari nuk do të ketë më mundësi për të shënuar gola në fushën e gjelbër, kështu nuk mund të thuhet jashtë saj.

Sipas mediave braziliane Ronaldinho Gaucho prej kohësh është në një lidhje me modelen Ania Gadea. Braziliani dhe 27-vjeçarja u fotografuan verën e kaluar së bashku, ndërsa mediat konfirmojnë se mes çiftit ka tashmë një marrëdhënie të konsoliduar.

Ndonëse asnjë nga të dy nuk ka folur zyrtarisht për lidhjen, në Brazil pretendojnë se çifti duket në rrugë të mbarë drejt martesës. Ania Gadea është një modele e bërë e famshme në moshën 21-vjeçare kur pozoi për revistën “Play Boy”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb