Google hyn në brendësi të Tokës me një mision gjithë adrenalinë, po aq sa një film aksion. Trekker e Street View, çanta-robot e cila ka një kamer për të fotografuar çdo kënd të botës, ka hyrë për herë të parë në një vullkan aktiv.

Motori i kërkimit ka zbritur brenda Marum, krateri më i madh në botë, që gjendet në ishullin e arkipelagut të Vanuatu në Paqësorin jugor.

Inicativa, e cila është bërë e mundur falë bashkëpunimit me një grup të Ultimate Expeditions Vulcano, i jep mundësinë miliona njerëzve të eksplorojnë në thellësinë 400 metra, të këtij krateri aktiv, duke e parë ulur në kolltuk.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: