Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dhënë fund beqarisë.

Ndonëse pak javë më parë ai i propozoi për martesë të fejuarës së tij, Leonita Lekajn, tashmë mesfushori shqiptar, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës, ka hedhur hapin më të rëndësishëm për jetën.
19665456_665055397034732_2785644153707308832_n (1)

Ka qenë pikërisht vetë Xhaka ai që ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Facebook’ foto ku shihet bashkë me gruan e tij, ai i veshur dhëndër dhe ajo me fustanin e nusërisë. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me ceremoninë martesore.
19756712_665055420368063_7365094512905474658_n (1)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: