Mbrëmë vonë ambasadori Richard Grenell dha dorëheqje nga detyra që mbante në Departamentin e Shtetit Amerikan. Këtë vendim Grenell e beri te ditur përmes rrjeteve sociale.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit dhe Presidenti Trump më dha një dhuratë per kete largim, karrigen time te kabinetit. Me doreheqjet, sekretarët e kabinetit nuk marrin karrigen me vete, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit qe jeni deklaruar Gay dhe kjo është një çështje e madhe”, ka shkruar Grenell. Por ai nuk raportohet të ketë dhënë dorëheqjen edhe nga posti i negociatorit per bisedimet Kosove Serbi.

Trump nderkaq mendoi t’i bëjë një surprizë. Presidenti i dhuroi një karrige apo kolltuk pasi tha se ai ishte sekretari i parë i kabintetit dhe kjo është një gjë e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: