Teksa lojtarët po bëheshin gati për të filluar ndeshjen ndaj Flamurtarit, tifozët “Guerrils” të Partizanit, shpalosën një tjetër mesazh në shkallët e stadiumit, përsëri ndaj lojtarëve të cilët i akuzojnë se nuk po japin maksimumin në fushën e lojës.
guerrils 1
Në banderolën e “Guerrilsave” të shpalosur në “Selman Stërmasi” shkruhej: “Në deklarata ‘facebook’ e ‘instagram’ ju gjithmonë të parëve iu pamë, por në fushë gjë nuk po tregoni nuk po ecni me hapa kampioni.”

Partizani në pjesën e parë kundër Flamurtarit po humbet me rezultatin 0-1 me gol të Hoxhajt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: