SHBA

Hailey Bieber së bashku me bashkëshortin saj, Justin, para disa ditësh festuan dy vjetorin e martesë së tyre. Për nder të kësaj datë, bukuroshja bionde ka vendosur ta surprizojë Justin, përmes një veprimi mjaft të ëmbël.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh në të cilin shihet një tatuazh me shkronjën ‘J’. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë shkrim është se vendndodhja është pikërisht në unazën e saj të martesës.

Çifti fillimisht është takuar në vitin 2009, atëherë kur Hailey ishte fanse e këngëtarit, pa filluar mirë karrierën si modele.
Kohëve të fundit dyshja janë parë shumë shpesh në darka romantike, teksa tërhiqnin vëmendje të madhe të fansave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb