TIRANË

Deputetja demokrate  në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka zhvilluar këtë të premte një takim me amabasdorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Lajmi konfirmohet nga vetë Hajdari, e cila thekson se pjesë e diskutimit mes tyre ka qenë reforma zgjedhore dhe  hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Postimi i Hajdarit:

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z.Luigi Soreca, ku diskutuam mbi rëndësinë e Reformës Zgjedhore në muajt në vijim, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor. Falenderova Ambasadorin Soreca për mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik. Gjithashtu, diskutuam edhe mbi organizimin e “Shkollës Europiane” që organizohet nga Këshilli Kombëtar I Integrimit Europian, aktivitet që cdo vit është mbështetur edhe nga Delegacioni I BE-së në Shqipëri”-shkruan Hajdari.

70322790 1096413914036426 350342518149218304 N
70322790 1096413914036426 350342518149218304 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb