Nëse kur ishit fëmijë kishit ëndërruar të flinit në një shtëpizë mbi një pemë, dëshira juaj mund të bëhet realitet me një strukturë shumë komforte dhe të çuditshme.

Free Spirit Spheres, një resort interesant i përbërë nga tre kabina sferike, të varura në pemë në një pyll, në Vancouver Island, në Kanada, të jep mundësinë të rehatohesh në mes të gjelbërimit.

Në këtë vend mund të flesh në një hapësirë të varur, në një lartësi 4 metra nga toka, ku mund të kesh të gjithë komfortin, kënaqësinë si dhe kontaktin me natyrën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: