Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ku janë pritur nga Richard Grenell.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien thotë se SHBA është gati të ndërmjetësojë këtë takim që do të cojë në normalizim ekonomik.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të ndërmjetësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb