SHBA

Aktorët duhet të bëjnë shpesh sakrifica për rolet e tyre në filma dhe kështu i ka ndodhur edhe George Clooney-t. Për filmin “The Midnight Sky”, George duhet të mbante një dietë që i ka ndikuar në shëndetin e tij. George Clooney u shtrua në spital me pankreas, pasi humbi gati 11 kg.

Clooney, 59 vjeç, luan rolin si një astronomi që i mbijeton një ngjarjeje apokaliptike. Katër ditë para se të raportohej në lidhje me këtë rol, ai u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje stomaku, i diagnostikuar me pankreas, ku dhe kaloi javë duke u rikuperuar.

Ai i tha: “Unë po përpiqesha shumë të humbja peshë në një kohë të shkurtër dhe nuk po kujdesesha për veten.” Clooney, i cili është gjithashtu edhe regjisor i filmit, shtoi: “U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe si regjisor, nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji. Ne kishim xhirime në akullnajë në Finlandë, gjë që e bëri shumë më të vështirë punën.”

Ai gjithashtu duhej të bënte një mjekër madhështore për rolin, e cila i kishte shkaktuar probleme me gruan dhe vajzën, pasi bezdiseshin nga një mjekër aq e madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb