Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ndërsa i plagosur ka mbetur një i ri. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Voskop.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për të riun Martin Mukadez, rreth 24 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Për më tepër shihni pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: