Humbja përballë Polonisë, por dhe ndeshjet e para të zhvilluara në kualifikueset e “Euro2024”, i kanë kushtuar Shqipërisë dy pozicione në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.
Me 1344 pikë në total, kuqezinjtë e Sylvinho-s pozicionohen në vendin e 68-të. Ndërkohë rivalët tanë në Grupin E, Polonia renditet në vendin e 23-të, ndërsa Republika Çeke në vendin e 38-të.

Në vend numëro qëndron Kosova në këtë renditje të FIFA, me dardanët që pozicionohen në vendin e 107.
Për herë të parë pas 6 vitesh, Argjentina renditet në vendin e parë në klasifikimin mujor të FIFA. Në vendin e dytë pozicionohet Franca e ndjekur nga Brazili, Belgjika dhe Anglia.
(BalkanWeb)