Dëmtimi i Ghoulam ka bërë që Elseid Hysaj të aktivizohet për disa ndeshje jashtë rolit që jemi mësuar ta shohim te Napoli, si mbrojytës i majtë.

Dëmtimi i algjerianit që pëlqehet shumë edhe nga Mourinho ka bërë që skuadra italiane të hidhet në sulm për të gjetur zëvendësuesin pasi shqiptari nuk mundet të luajë gjithmonë në atë pozicion.
1497107772_865921_1497107912_noticia_normal
Burime nga “Tuttosport” bëjnë me dije se skuadra e Aurelio De Laurentis ka bërë goditjen e parë, pikërisht në këtë rol. Alehandro Grimaldi, mbrojtësi spanjoll i Benfikës, do të veshë bluzën e Napolit pasi italianët kanë arritur akordin për 30 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: