TIRANE

Lei Kraja është një nga bukuroshet e ekranit shqiptar dhe çdokush do të ishte kurioz të dinte se cili është mashkulli krah saj. Edhe pse moderatorja zakonisht është shumë e rezervuar kur e pyesin nëse ka dikë në jetën e saj, këtë herë nuk ndodhi kështu.

Së fundmi moderatorja bukuroshe ka realizuar një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram ku ka qenë e hapur për pyetjet. Lei ka zbuluar se është beqare, por mesa duket ky fakt nuk i pëlqen aspak.

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit. “Do të thoja të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, i është përgjigjur bukuroshja, duke shtuar edhe një “emoji” me fytyrë të mërzitur.

Ajo ka zbuluar edhe gjatësinë e saj dhe bukuroshja shqiptare ëhtë 175 centimetra e gjatë. Para rreth një viti, qarkullonte lajmi se ajo dhe Robert Berisha, ish-partneri i Nora Istrefit, mund të jenë në një lidhje. Por, kjo rezultoi të ishte jo e vërtet, kur të dy folën publikisht dhe treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb