Victor Osimhen është sulmuesi i momentin, nga më të mirët në qarkullim, një lojtar për të cilin shumë klube, mbi të gjitha në Premier League, janë të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë euro. Presidenti De Laurentiis u shpreh pak ditë më parë se Osimhen nuk është në shitje, por deri në fund të sezonit, mbi të gjitha në verë, edhe bosi i Napolit mund të ndryshojë mendim, merkato ka vërtetuar gjithnjë se asgjë nuk është e pamundur, të gjithë e kanë një çmim.

Osimhen
Osimhen

Mediat italiane vijojnë të insistojnë, nëse largohet Osimhen, zëvendësuesi i tij pritet të jetë Armando Broja. Il Matino shkruan se pavarësisht se është i dëmtuar, Broja mbetet një emër fiks në listën e Giuntoli-t, drejtori sportiv të Napolit.

Broja
Broja

Broja është një profil që pëlqehet shumë dhe janë të gatshëm të investojnë për të siguruar kartonin e tij. Broja këputi ligamentet e gjurit, por në mënyrë surprizë është parë në palestër duke u stërvitur, sipas projeksioneve, Broja mund të rikthehet te Chelsea në maj. Me merkaton e çmendur që londinezët kanë zhvilluar këtë periudhë, nuk është habi që blutë ta lënë të lirë Brojën për të shfryrë pak grupin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb