Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Billa ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

Në 2006 Billa është akuzuar nga drejtësia britanike për vrasjen e një 22-vjeçari shqiptar të quajtur Prel Marku në Angli.

Sipas mediave britanike, Billa atëherë 28 vjeç qëlloi në kokë në një klub në Royal Park në 14 tetor 2006 Prel Markun, 22 vjeç. Ai u shpall fajtor për tre akuza.

Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit Musa Rrahmani u plagos edhe kërceu nga një dritare e katit të dytë për të shpëtuar.

Billa iku më pas në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe ai u dënua për një vrasje, dy tentativë për vrasje dhe plagosjen me dashje të Rrahmani. Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat. Ai dyshohej se i përkiste një bande shqiptare që kishte nën pushtet zonën.

VENDIMI I GJYKATËS PËR HEKURAN BILLËN
Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007. Kunder vendimit lejohet ankim brenda 10 ditesh nga e nesermja e shpalljes ne Gjykaten e Apelit Tirane. Kunder vendimit ka bere ankim per te denuarin Hekuran Billa, avokatet Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri duke kerkuar nga gjykata lenien ne fuqi te vendimit persa i perket njohjes se vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa por duke i caktuar nje denim sa me te ulet. Ne seancen e sotme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane prokurorja Fatjona Memcaj kerkoi te vendoset mospranimi i ankimit pasi eshte bere nga persona te palegjitimuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb