TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala siguron për ‘BalkanWeb’ foton e autorit të dyshuar për dy grabitjet e ndodhura në ditët e fundit në kryeqytet. Bëhet fjalë për të riun Kristi Çinari i shpallur tashmë në kërkim nga policia e shtetit.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar ”Kredo.al”, filiali tek zona e ”Brrylit” në Tiranë. Ngjarje kjo e shënuar mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar, i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.

Kristi Cinari
Kristi Cinari

Gjithashtu Kristi Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes ndodhur mbrëmjen e djeshme në një farmaci pranë shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb