Dy humbje në dy sfidat e para në Premier League tronditën ambientin në shtëpinë e Man.United, por mjaftoi një fitore kundër Liverpool për të qetësuar situatën. “Djajtë e kuq” jo vetëm siguruan një tre pikësh me shumë peshë, por shfaqën një futboll ndryshe, shumë më të shpejtë e shumë më të rrezikshëm. Ten Hag e nisi këtë sfidë përballë rivalëve të përjetshëm pa dy lojtarë “big”, Harry Maguire dhe C.Ronaldo, një lëvizje guximshme, por që në fund rezultoi e gjetur.

Ten Hag
Ten Hag

Mediat angleze kanë publikuar detaje në lidhje me ndryshimin e madh që Ten Hag i bëri ekipit. Pas sfidës kundër Brentford, statistikat treguan se të besuarit e holandezit kishin vrapuar afro 13 km më pak se sa ekipi i Brentford, për këtë arsye i detyrojë lojtarët që në seancat stërvitore të vrapin 13 km më shumë, një dënim ky që pati një efekt të menjëhershëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze i kanë kushtuar faqen e parë transformimit të United, ku në faqe të parë ishte imazhi i kapitenit Harry Maguire, i ngujuar në pankinë: “Bota e dhimbjes së Harry”, shkruan Daily Express. “I kuq dhe i varrosur”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mirror Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb