I shtrirë në një krevat spitali duke marrë dhe oksigjen. Ky është Eduard Lamaj, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani). Ngjarja në fjalë ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të Lamajt gjatë qëndrimit të tij në një klinikë private në Qytetin Studenti, pasi ai kishte marrë një plumb në këmbë. Mësohet se pasi ishte paraqitur në këtë klinikë, stafi mjekësor nuk kishte raportuar ngjarjen në fjalë në polici, duke sjellë edhe arrestimin e dy mjekëve, Besim Lama dhe Viktor Marku.

  • foto galeri

Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve. Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.

Nga ana e vet Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën. Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb