GJERMANI

Hasan dhe Blerian Arifaj janë dy vëllezërit nga Kosova në moshë të vogël që u goditën nga treni në Gjermani. Ata ishin 13 dhe 17 vjeç ndërkohë bashkë me ta ishte dhe vëllai tjetër që nuk u përplas nga treni.

Ata po tentonin të kalonin shinat së bashku kur treni i linjës së Mynihut u ka dalë para dhe në përpjekje për të ulur shpejtësinë e i ka përplasur. Vëllai i 3-të i shpëtoi trenit pasi po ecte më ngadalë se vëllezërit dhe nuk i doli para, ndërkohë ai ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pasi pa me sytë e tij dy vëllezërit e tij të vdekur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb