Humbja në shtëpi e Manchester United kundër West Brom i ka dhënë mundësinë rivalëve të City-t të shpallen matematikisht kampion të “Premier League” për herë të 5 në histori.

Si për ironi të fatit ishte United që një javë më parë në derbi e shtyu festën duke e mposhtur më përmbysje skuadrën e Guardiolës. Inatet nuk janë shuar dhe këtë e vërteton statusi në rrjetet sociale i Manchester City-t pak çaste më parë menjëherë sapo u shpall kampion.

“Koha jonë, qyteti ynë”-shkruan City duke iu dhënë një mesazh të qartë rivalëve të qytetit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb