Këto janë disa foto të panjohura të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilat na e paraqesin atë në momentë të ndryshme të festive të ndërrimit të viteve, duke filluar nga familja e tij e madhe me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci dhe fëmijët e tyre të vegjël.

Në imazhet e publikuara edhe e motra Sano, foto e cila është bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta, foto me Nexhmijen ku ka vënë paruke me flokë të gjatë dhe musteqe e mjekër të bardhë duke imituar Plakun e Vitit të Ri para pemës së vitit të ri të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh, në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës ku shoqërohet nga “shoku Ramiz”, dhe Sulo Gradeci, e deri tek ajo me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., të cilët do të kishin dhe vitin e fundit që do të festonin me Komandantin…/Memorie.al/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb