Mbi 10 muaj pa ndërprerje në nivele jashtëzakonisht të larta në futboll padyshim që meritojnë pushimet e duhura dhe këtë e dinë më mirë yjet e Barcelonës, Messi e Suarez, të cilët së bashku me mesfushorin e Chelsea, Fabragas, dhe bashkëshortet e tyre po pushojnë në Ibiza, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000331086844
Që nga koha kur luante me Barcelonën, Fabregas ka ruajtur shoqërinë me Messi-n dhe Suarez të cilët nuk harruan t’a ftonin spanjollin në pushimet e tyre speciale.

Messi do të martohet me nënën e dy fëmijëve të tij, Roccuzzo-n, me datë 30 qershor në Argjentinë ku të pranishëm do jenë Fabregas e Suarez së bashku me shokun e skuadrës Neymar e Xavi.
nintchdbpict000331087577
Messi vendosi t’i bashkohej Suarez në jahtin e tij së bashku me familjen në ishullin e “Balearic” pas ndeshjes të së premtes ku Argjentina mundi Brazilin me rezultatin 0-1. Më parë me uruguaianin ishte dhe Fabregas.

Së bashku me fëmijët, futbollistët u panë dje të pushonin në jahtin luksoz para se vera t’i rikthejë në fushë për një sezon tjetër të lodhshëm.
nintchdbpict000331079292
Në guidën e tyre nuk kishte si të mungonte edhe jeta e natës me Suarez që dëshmoi në rrjetet sociale momentet e kaluara.
ewfzgwi43rf4l
Bashkëshortja e Fabregas, Daniella Seman, e cila pret fëmijën e tretë me mesfushorin e bluve, duket e lumtur përkrahë partneres së Lionel Messi-t, Antonella Roccuzzo-s, dhe gruas së Suarez, Sofia Balbi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: