Pritet vetëm zyrtarizimi, por nuk ka më asnjë dyshim për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic te Milan. Klubi kuqezi dhe sulmuesi suedez kanë arritur marrëveshjen, teksa mbetet vetëm formalizimi i kontratës dhe prezantimi i futbollistit. Mediat italiane, prej ditësh i kishin paraprirë marrëveshjes, teksa kanë zbuluar edhe detajet që kanë bindur Zlatan të bashkohet sërish me “Djallin”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ibrahimovic do të mbërrijë në Milano më 2 janar, kur edhe do të firmosë kontratën e parë 6 mujore, nga e cila do të fitojë 3.5 milion euro. Në të parashikohen disa klauzola lehtësisht të arritëshme në aspektin personal, çka e bëjnë një formalitet edhe rinovimin e kontratës në fund të sezonit edhe për një tjetër vit. Megjithëse në moshën 38 vjeçare, sulmuesi suedez shihet nga drejtuesit e klubit milanist Maldini dhe Boban, por edhe nga pjesa më e madhe e tifozëve, si njeriu që do të shkundë ambientin kuqezi dhe do të ndryshojë rrjedhën e një sezoni që po shkon drejt dështimit total.

090522422 C3eca4a0 804d 458e 9f0e 38797da5792d
090522422 C3eca4a0 804d 458e 9f0e 38797da5792d

Ibrahimovic do të nisë menjëherë përgatitjet menjëherë pas mbërritjes në Itali, megjithëse do të jetë e vështirë që ai të zbresë në fushë menjëherë për ndeshjen e radhës kundër Sampdorias në datën 6 janar. Ai nuk luan prej mesit të nëntorit, por gjithçka mund të pritet nga një si Ibra. Ndërkohë, ai ka dhënë sinjalet e para me anë të rrjeteve sociale, duke postuar një foto I veshur me kostum të zi dhe me sytë e kuq. Kjo përkthehet nga mediat italiane si një shenjë se sulmuesi ka nisur të shohë që tani kuqezi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: