Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi, ku duket së bashku me kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin.

Meta shkruan se ndodhet në Çarshinë e Sarajevës me krenarinë e sportit shqiptar dhe ekipin e xhudos së Kosovës.

Ai shton se është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.???””, shkruan Meta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb