KOSOVË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  i ka dërguar një letër urimi kryeministrit në detyrë të Kosovës,  Ramush Haradinaj, me rastin e Vitit të Ri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ai shkruan se “z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”-shkruan Haradinaj.

Postimi i Haradinajt:

Në prag të festës së ndërrimit të moteve kam pranuar një letër urimi nga presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë. Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj!

RH

80514757 1528339020623840 584283399577927680 N
80514757 1528339020623840 584283399577927680 N

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb