TIRANE- Fill pasi Ilir Meta u zgjodh Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë, nisi festa para selisë së LSI-së.

Të shumë kanë qenë simpatizantë, mbështetës dhe qytetarë që janë vendosur para godinës së Lëvizjes Socialiste për të festuar të gjithë ngjarjen, ndërsa për 5 vite me radhë Meta do të jetë kreu i Shtetit.

Ai u zgjodh sot me 87 vota pro. Në seancë morën pjesë 89 deputetë, dy prej tyre votuan kundër. Grupi parlamentar i PS-së e ka mbajtur fjalën duke e votuar unanimisht Ilir Metën si Presidentin e ardhshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: