TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandroković. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shtetit, i cili takimin me kryeparlamentarin kroat e ka ndarë  me miqtë në rrjetin social “Facebook”.

Ilir Meta pohon se “thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve”-shkruan Meta.

Gjithashtu Ilir Meta pohon se ndihet i lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci përfaqësohet me dinjitet në Kuvend nga deputetja, Ermine Lekaj Prljaskaj.

Postimi i Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.?????

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: