Një foto në grup me dorën në gojë, kjo ishte gjetja e Gjermanisë për të protestuar publikisht ndaj vendimit të FIFA-s që i mohoi të drejtën lojtarëve për përkrahur komunitetin LGBTQ+:

“Dëshironim të përdornim shiritin e kapitenit për të mbrojtur vlerat që kemi si përfaqësuese, diversitet dhe respekt reciprok. Së bashku me përfaqësuese të tjera dëshironim që zëri jonë të dëgjohet”, ishte reagimi i Federatës Gjermane pas gjestit të lojtarëve në debutimin e tyre në Botëror, një foto që po bën xhiron në rrjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

FIFA dhe presidenti Infantino mori një paralajmërim më të fortë dhe të drejtpërdrejtë nga Federata daneze, ku presidenti i tyre deklaroi hapur votën kundër Infantinos: “Jam jo vetëm i zhgënjyer, por edhe i acaruar. Do të kërkojmë zgjidhje ligjore pas këtij presioni të FIFA-s”, u shpreh për L’Equipe presidenti i federatës daneze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: