Një incident që ka ndodhur në Batley, Yorkshire, ka shokuar të gjithë. Në disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë është vënë re një kamion i madh i cili ka marrë një këmbësore para.

Ai nuk e vuri re këmbësoren dhe filloi ta ngiste kamionin ndërkohë që gruaja filloi të bërtiste me të madhe. Gruaja ishte një njeri tepër me fat sepse i ka mbijetuar një incidenti kaq të frikshëm.

Ndërkohë që kamioni e kishte marrë përpara, një këmbësor po bërtiste që shoferi të ndalonte. Kamioni 32 tonësh kishte ndaluar para një kryqëzimi dhe kur gruaja po kalonte, shoferi nuk e pa dhe u nis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kalimtarët po i bënin me shenjë shoferit, ndërkohë që gruaja duke bërtitur vazhdoi të ecte përpara ngjitur me kamionin dhe ka rezistuar që mos bjerë nën rrotat e tij.

Shoferi i tronditur del duket kërkuar falje ndërsa një tjetër kalimtar ndihmon gruan të mbledhë ushqimet e rrëzuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb