Bashkia e Tiranës ka nisur një ndërhyrje kapilare për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Besa”-“Siri Kodra”-“Zenel Bastari”-“Haki Rexhep Kodra” (përfshin edhe rrugën “Nish Kimike”).

Sipas bashkisë, rrugët janë zgjeruar, ndërkohë që janë bërë edhe punimet nëntokësore. Këto punime do t% zgjidhin disa probleme.

Frigoriferi (1)

“Tashmë ujërat e zeza apo përmbytja sa herë që binte shi nuk do të jenë më problem për mijëra banorë që jetojnë në këtë lagje, falë edhe rrjetit të kanalizimeve.
Krahas sinjalistikës, rrugët do të jenë të pajisura edhe me sistem ndriçimi duke gjallëruar këtë zonë edhe në orët e vona të mbrëmjes”, njofton Bashkia e Tiranës.

Frigoriferi (3)

Ky bllok ka një sipërfaqe prej 13.2 ha dhe përfshin gjithsej 18 segmente rrugore e sheshe. Sipas bashkisë, ndërhyrja do të përmirësojë cilësinë e jetës së komunitetit të kësaj zone dhe do të lehtësojë lëvizjen me rrugët e tjera të qytetit.

Frigoriferi (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb