Garda Revolucionare e Iranit ka marrë në dorëzim anijen e parë detare të prodhuar në vend, e aftë për të lëshuar dronë dhe helikopterë nga deti.
Aeroplanmbajtësja detare Martyr Bageri iu bashkua flotës së IRGC-së gjatë një ceremonie mëngjesin e sotëm në qytetin port jugor të Bandar Abbas.
Komandanti i Marinës së IRGC-së, kundëradmirali Alireza Tangsiri, tha: “Është një platformë detare e lëvizshme për kryerjen e misioneve me dronë dhe helikopterë në oqeane”.
Shtimi i anijes në flotën e Gardës Revolucionare të Iranit konsiderohet nga analistët politikë si një hap i rëndësishëm për të rritur aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Republikës Islamike të Iranit në ujërat detare.
Breaking: Iran’s IRGC Navy commissions its first drone carrier, Martyr Bagheri Ship, into service. pic.twitter.com/ticc3Fblxr
— Iran Military (@IRIran_Military) February 6, 2025
Publikimi i pamjeve të aeroplanmbajtëses së parë iraniane vjen disa orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump ashpërsoi deklaratat në adresë të Teheranit. Trump tha se Irani do të zhduket nga faqja e dheut nëse tenton ta vrasë atë, duke iu referuar zbardhjes së komplotit në tetor 2024, kur u akuzua Teherani se kishte tentuar të vriste kandidatin e atëhershëm demokrat për Shtëpinë e Bardhë.
(BalkanWeb)