Modelja bukuroshe ruse, Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”.

Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka ndarë disa minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram.

Modelja pozoi në kopshtin e gjelbërt të Donatella Versace-s, ku ka shkëlqyer me hiret dhe format e saj.

Irina u kujdes t’i mbulonte pjesët intime, për të mbajtur gjallë kuriozitetin e lexuesëve të revistës.

Modelja ka qenë qendra e vëmendjes së mediave, pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me Bradley Cooper.

“Eshtë shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them “Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem!”- rrëfeu modelja më herët.

Irinaa
Irinaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb