Një karrocë rozë e shkatërruar dhe e lyer me gjak. Kjo i përkiste Lizëz, 4-vjeçares ukrainase e cila humbi jetën tragjikisht nga një raketë ruse. Vogëlushja ishte nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia, por më e vogla në moshë. Nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm. BBC raporton se të paktën 23 persona kanë humbur jetënsi pasojë e sulmit me raketë, ndërkohë që8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur dhe dhjetra përfunduan me plagë në spital.

Pak para se qytetin ta godasin raketat, Irina kishte postuar një video në internet. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrigen e saj rozë përpara saj, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj. “Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën ajo ishte gjithë kuptimi i jetës. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për atë familje”, tha Valeriia Korol për BBC.

Korol drejton qendrën LogoClub për nevoja të veçanta ku Liza kishte marrë pjesë në një seancë atë mëngjes, siç bënte shumicën e ditëve.
Nëna e 4-vjeçares me sindromën Daën kishte foto të vajzës në llogarinë e saj në instagram, të cilat ajo nisi që t’i postonte sapo vogëlushja lindi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

LogoClub ku shkonte Liza ishte vetëm një bllok nga Sheshi i Fitores, që u godit nga raketat, ndërkohë që stafi i kishte çuar të gjithë fëmijët poshtë në strehë kur u dëgjua sirena e sulmit ajror. Por si shumë njerëz, Liza dhe nëna e saj ishin ende në rrugë. Kur filloi lufta, ata ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Por duket se asnjë vend nuk është më i sigurt në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb