Serena Williams, fituesja e “Australian Open 2017”, ishte shtatzënë gjatë kohës kur po zhvillohej turneu dhe ky lajm ka qenë sekret gjatë gjithë kësaj kohe deri në momentin kur e zbuloi vetë Serena Williams në media sociale. Ajo të mërkurën dha lajmin se është duke pritur një fëmijë. Serena ka publikuar një fotografi në “Snapchat” duke pozuar në pasqyrë me mbi shkrimin “20 javë”, edhe pse fotografia u hoq nga kanali i saj më vonë. Williams mori urime nga lojtarët tjerë dhe nga organizatat e tenisit në media sociale, por WTA e hoqi postimin e saj. Williams, 35 vjeçe fitoi “Australian Open” në janar dhe nëse ajo është 20 javësh shtatzëne, do të thotë se ajo ishte shtatzënë edhe gjatë kohës që luante në “Australian Open”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: