Lionel Messi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet verore në shoqërinë e Cesc Fabregas, së bashku me familjet respektive. Dy miqtë e ngushtë kanë përfituar nga koha e lirë, përpara se të nisin përgatitjet për sezonin e ri, për të shijuar ishullin e Ibizas, në zonën e Cala Xarraca.

Për këtë rast, zgjodhën “Villa de Sa Ferradura”, një rezidencë luksoze me pamje nga deti, duke përfshirë, ndër të tjera, një palestër dhe një pishinë mbi 20 metra, mbi të gjitha është një ishull i gjithi në dispozicion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy do të shpenzojnë nga 260 mijë paund në javë, në dukje një shifër e kripur, por jo për një lojtar si Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: