Ndonëse kryeministri Rama, i besoi qarkun e Fierit në mandatin e tretë qeverisës, duke e emëruar drejtues politik, kreu i gupit parlamentar të PS, Taulant Balla duket se nuk ka ndërmend të lërë pas dore qarkun të cilin drejtoi për vite me radhë.

Fundjava e gjen Ballën në Librazhd. Vetë socialisti ka postuar foto nga stadiumi ndërsa shihet të ndjekë ndeshjen miqësore që luhet atje mes KF Sopotit dhe Af Elbasanit.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat në përfundim të Asamblesë Kombëtare të PS, Balla u shpreh se do të mërzitej me kreun e qeverisë nëse nuk i kthen borxhin që PS i ka Elbasanit për mandatin e tretë, me vëmendje dhe investime.

“Meqenëse jam deputet i qarkut të Elbasanit ku gjej rastin të falenderoj ata 90 mijë votues që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike. Do të mërzitem me Ramën, nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Të mos harrojmë se PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan” -tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb