Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i një të riu në Bulqizë, i cili u kap në makinë me armë zjarri. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Denion Fiku, i cili u ndalua në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”.

Sipas policisë i riu po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë. Po ashtu mësohet se i riu rezulton se është dhe militant i Partisë Demokratike, ndërsa në rrjetet sociale ka postuar dhe një foto me liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Denion Fiku Cader (1)
Denion Fiku Cader (1)

Ndaj personit të arrestuar rëndon akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”. Ndërkohë që dy shokët e tij Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb