Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit binjakë nga Mirdita, Sokol dhe Elson Marku, të cilëve iu janë sekuestruan pasuri me vlerën e 5 milion eurove. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar fotot e tyre për ‘BalkanWeb’. Policia thotë se vëllezërit i përfituan pasuritë nga aktiviteti kriminal dhe dhënia me fajde.

Vëllezërit Sokol Marku dhe Elson Marku kanë precedent kriminal në Shqipëri, por merreshin edhe me trafik ndërkombëtar droge drejt Italisë. 18 automjete, 2 lokale, 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare vila apo apartamente me vlerë totale prej rreth 5 milion euro janë vendosur tashmë me vendim të Prokurorisë Tiranë nën sekuestro preventive, teksa mësohet se të përfshirë janë dhe familjarë të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç u raportua dhe më herët, në Tiranë Sokol Marku ka njësi me sipërfaqe 53.6 m2, truall me sipërfaqe 1261 m2, ndërtesë me sipërfaqe 150 m2, apartament me sipërfaqe 50 m2, truall me sipërfaqe 412.3 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 173.8 m2, apartament në Kavajë me sipërfaqe 70 m2, dhe në Qerret një lavazh.
Ndërkohë, është sekuestruar dhe një biznes me sipërfaqe trualli 3 mijë e 600 m2 dhe ndërtim 260 m2 në rrugën “Dora Distria”.

Po ashtu në rrugën “Shaqir Hoshafi” u sekuestrua biznesi me sipërfaqe 115 m2, në rrugën e Dibrës ndërtesë 3-katëshe. Bëhet fjalë për një skemë pastrimi parash, nga Sokol Marku dhe vëllai binjak që pastronin para me fajde në Spanjë e vende të BE. Sokol Marku i rezulton më parë dy herë i dënuar në Shqipëri, njëherë me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës në 2013 për “Prodhim e shitje e narkotikëve”, si dhe 1 muaj burg për kundërshtim të një punonjësi që kryen shërbim publik në 2016 nga Apeli i Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb