Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, me rreth 140 mijë të testuar pozitivë.

Në këtë situatë të vështirë nuk kanë munguar as fjalët inkurajuese nga Ivanka Trump.

E shfaqur thjesht, pa make-up dhe me flokët e çregullt, e bija e Tump ka dhënë një meszh të rëndësishëm për të gjithë amerikanët.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe taska forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë.

Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, deklaroi e bija e Trump.

331a3db9 712f 4c5f 820f E036d8bf33ee
331a3db9 712f 4c5f 820f E036d8bf33ee

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb