Detaje të reja zbardhen nga rrëzimi i helikopterit në aeroportin e Shkupit, ndërsa publikohet edhe një foto, që tregon momentin kur ai përplaset në tokë.

‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngritet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Paraprakisht njoftuam se helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur njësit zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.

Helikopter 696x437 1
Helikopter 696×437 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb