TIRANË

Të gjithë me duart lart. Ky është momenti kur anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së votojnë pro djegies së mandateve parlamentare. Ndërkohë kryetari i PD-së shihet në podium duke folur.

Vendimi i Këshillit erdhi në një atmosferë të ndezur para selisë së PD, ku mbështetës të shumtë ishin mbledhur dhe me thirrjet e tyre kërkonin djegien e mandateve.

Deputetët e Partisë Demokratike firmosën pas votimit nga Këshilli Kombëtar dorëheqjen e tyre duke numëruar dhe arsyet që çuan në këtë vendim. Pas deputetëve demokratë dhe kryetarja e LSI-së si dhe deputetët e kësaj force nënshkruan dorëheqjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu i PD Lulzim Basha iu thotë demokratëve se opozita ia kthen sovranit mandatet më të pastra e të drejta.
“Të bëjmë këto orë, deri në protestën e ditës së nesërme gjithçka që sovrani nesër të marrë të njëjtin vendim ndërkohë që opozita e bashkuar ia kthen, i jep atë që është e sovranit, mandatet më të pastra, mandatet më të drejta që kanë prodhuar ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe bashkë të arrijmë të drejtën sovrane për të përmbysur këtë sistem dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thotë Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb